Berisha: Dixhitalizimi, transformim epokal Eglantina Nasi
Nje transformim epokal, i cili shkurton ne menyren me te jashtezakonshme kohen qe shpenzon biznesmeni per te paguar taksat. Keshtu e ka cilesuar kryeministri Berisha nisjen e sherbimit te ri te pagesave online M-Tax dhe E-Pagesa, me inovativet ne administraten shqiptare, ne ate tatimore ne vecanti. Duke shtuar se ky ne fakt, eshte vetem hapi i pare i madh drejt projektit te kater viteve qe vijne, i cili do te konsistoje ne M-Albania. “M-Albania synon t’u jape ne dore, ne celularin e tyre, qytetareve shqiptare dhe biznesit te gjitha sherbimet e kesaj administrate, te gjithe informacionin qe prodhon kjo administrate. Eshte jashtezakonisht e rendesishme qe ky hap i pare behet me ata qe jane edhe gjeneratore kryesor te te ardhurave, jane gjeneratore kryesore te punesimit dhe zhvillimit te vendit. Pra ky hap i pare behet me biznesmene”, tha ne fjalen e tij Berisha, gjate ceremonise se perurimit te dy sherbimeve M-Tax dhe E-Pagesa. Ku i pari ka te beje pikerisht me taksat nga celulari, si aplikacioni i pare qeveritar per platformat celulare Apple (iPhone, iPad) dhe Android. Ndertimi i ketij aplikacioni, nje investim i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, me vlere 13 milione leke, i mundeson cdo tatimpaguesi te kontrolloje te gjithe situaten e tij tatimore nga telefoni celular, si dhe e ndihmon ate qe te deklaroje dhe paguaje ne kohe detyrimet tatimore, pa qene e nevojshme te paraqitet ne sportelet e sherbimit te administrates. Ne kete menyre, reduktohen ndjeshem kostot administrative te biznesit dhe krijohet sporteli i sherbimit tatimor ne doren e tatimpaguesit. Ndersa E-Pagesa, eshte pikerisht pagesa elektronike, sistemi i te ciles elektronike lidhet ne menyre te drejtperdrejte me bankat e nivelit te dyte per te realizuar pagesat nga biznesi, per llogari te administrates tatimore. Duke shkurtuar kesisoj kohen qe i duhet nje biznesi te deklaroje dhe paguaje detyrimet tatimore, si dhe ul kostot administrative te tij, rrit transparencen dhe cilesine e sherbimeve te administrates tatimore ndaj bizneseve. E ne kuadrin e kesaj, Berisha shtoi se eshte e domosdoshme qe edhe doganat te adaptojne me shpejtesi sherbimin E-Pagesa. “Une i garantoj qytetaret se sherbimi E-Payment do te jete nje realitet i prekshem nga te gjithe shqiptaret brenda vitit 2013”, tha me tej Kryeministri. Duke perfunduar me faktin se duhet kaluar gradualisht tek monedha elektronike. “Ne kemi krijuar te gjithe infrastrukturen per te kaluar ne kete monedhe, e cila do te coje Shqiperine dhe tregun ne teresi shume me perpara”, perfundoi Kryeministri Berisha.
REFORMA
Gjate vitit te fundit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka zhvilluar disa projekte ne fushen e IT-se per te ulur kostot e biznesit, por edhe te vete administrates tatimore. Por edhe per te rritur shkallen e informimit dhe edukimit te tatimpaguesve, duke rritur numrin e sherbimeve e cilesine e tyre mbi rritjen e nivelit te deklarimit vullnetar ne menyre qe te arrihen objektivat e qeverise per mbledhjen e te ardhurave. E per kete, jane zhvilluar disa sisteme, si ai e-Payment, ku eshte zhvilluar sistemi i pageses elektronike apo 'MTax' (Mobile Tax) etj.
Shqiperia Dixhitale, 6 vjet me pare qe e tera analoge
“Vetem gjashte vjet me pare Shqiperia ishte kryekeput analoge. Gjurmet e dixhitales ne kete vend ishin mezi te kapshme apo inekzistente. Por sot, vetem pak vite me vone, Shqiperia dixhitale eshte nje realitet i padiskutueshem”. Kjo ka qene nje deklarate tjeter e kryeministrit Berisha ne kuadrin e sherbimeve te reja online, ofruar nga administrata tatimore. Duke shtuar se “ne kete rruge, Shqiperia jo vetem qe eci me shpejtesine me te madhe drejt hapesires dixhitale, por, ne raste te caktuara, u be edhe pioniere e risive te zhvillimit te shoqerise se informacionit apo te Shqiperise dixhitale”. “Shqiperia u rendit e dyta per rritjen e gatishmerise se rrjetit, pas Vietnamit, gjate viteve qe shkuan. Ndersa penetrimi i telefonise celulare eshte rritur nga 48% ne 186%. Importi i internetit eshte rritur me 1300 here. Penetrimi i internetit eshte rritur me 15 here. Hapat tona ne kete drejtim kane qene te fuqishme”, perfundoi Berisha.