E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorja ceke: CEZ, pajtim para arbitrazhit Eglantina Nasi

Para se pala shqiptare dhe kompania ceke “CEZ” te perballen me njera-tjetren ne arbitrazh nderkombetar, mund te gjendet nje zgjidhje e perbashket duke synuar pajtimin mes tyre. Nje opsion te tille mbi zgjidhjen e konfliktit ekzistues prej muajsh mes tyre, e ka dhene perfaqesuesja e Republikes Ceke ne vendin tone, Bronislava Tomasova. Keshtu, gjate nje vizite te saj ne qytetin e Korces, e pyetur nga mediat rreth kesaj ceshtje, ajo ka pohuar qe para se te arrihet ne arbitrazh nderkombetar, ekziston gjithnje mundesia qe palet te dialogojne. “Sigurisht, ju e dini qe “CEZ” tashme ka marre hapa ne lidhje me arbitrazhin nderkombetar. Por para se te shkosh ne arbitrazh nderkombetar, ka hapa te tjere qe jane hapa afatgjate persa i perket pajtimit te paleve. Keshtu une shpresoj dhe besoj njekohesisht qe ne kete faze te gjate pajtimi te arrihet nje marreveshje nga te dyja palet”, mesohet te jete shprehur ambasadorja ceke, Tomasova. Nga ana tjeter, ajo ka konfirmuar se megjithe ekzistencen e nje konflikti tashme zyrtar mes pales shqiptare dhe kompanise se njohur ceke “CEZ”, marredheniet dypaleshe mes Shqiperise dhe Republikes Ceke, nuk jane cenuar aspak. “Persa u perket marredhenieve dy paleshe, sic e shprehu edhe kryeministri yne, heqja e kontrates per kete kompani nuk ka qene nje hap pozitiv. Por sigurisht duke qene ambasadore e Cekise ne Shqiperi, une qendroj ne kete vend dhe takohem cdo dite me qytetaret e ketij vendi dhe jam e sigurt qe ne kemi nje miqesi shume te forte. Kjo eshte nje baze e forte per marredhenien Shqiperi-Ceki”, tha mes te tjerash, perfaqesuesja e Republikes Ceke ne vendin tone. Ne kete menyre, ajo ka lene te kuptohet se ky vend, do te vazhdoje mbeshtetjen ndaj reformave dhe procesit integrues te Shqiperise, drejt Bashkimit Evropian. Dhe kjo, pavaresisht, deklaratave te ashpra qe u bene nga kryeministri cek, Petr Necas, menjehere pas momentit te heqjes se licencave qe kompania “CEZ Shperndarje” zoteronte ne tregun shqiptar te energjise elektrike, se Republika Ceke nuk mund te injoronte qasjen shqiptare ndaj nje investitori cek ne kuader te aspiratave te saj, per t’u integruar ne BE”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›