E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimet e transportit, rrisin inflacionin

Cmimet e biletave dhe aboneve ne linjat interurbane ndikuan negativisht ne rritjen e pergjithshme te cmimeve, inflacionit, gjate muajit qershor. Cmimet ne sherbimet e transportit shenuan nje rritje prej 4.0 per qind. Gjate muajit qershor cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 6.8 per qind, dhe cmimi i benzines ne rritje prej 4.6 per qind. Cmimet e transportit urban gjate ketij muaji u rriten me 25.8 per qind ndersa cmimet e transportit interurban u rriten me 3.0 per qind. Burimet zyrtare te INSTAT njoftuan dje se inflacioni gjate muajit qershor arriti ne 4.0 per qind niveli me i ulet ne keto kater muajt e fundit i stimuluar kryesisht nga renia e cmimeve ne prodhimet e stines. Brenda ketij grupi ulja me e madhe prej 17.6 per qind u verejt ne nengrupin "zarzavate". Ne keto artikuj uljen me te madhe te cmimit e pesuan domatet me 40.0 per qind, specat me 39.5 per qind, patellxhanet me 35.4 per qind, bamjet me 17.3 per qind, kastravecet me 13.4 per qind, etj. Ndersa nder frutat uljen me te madhe e shenuan pjeshkat 47.6 per qind, dardhave me 9.7 per qind etj. Ulje gati gjysme per gjysme shenuan edhe cmimet e shalqirit dhe pjeprit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›