E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistet nga Maqedonia ne krye te klasifikimit per 2008

Sektori i turizmit edhe gjate periudhes janar -qeshor 2008 ka njohur nje rritje mbi ritmet 20 per qind tha dje, ministri i Turizmit, Ylli Pango, gjate prezantimit te bilancit turistik te gjashtemujorit. Ministri nenvizoi faktin se, qeveria po ben pune te jashtezakonshme, si dhe investime te dukshme per te permiresuar ne radhe te pare rruget dhe gjithcka lidhet me infrastrukturen e pushimeve ne zonat bregdetare. "Per kete vit, projektet me te rendesishme ne sektorin e zhvillimit te turizmit jane projekti i madh per ngritjen e nje kompleksi turistik ne Gjirin e Lalzit, me sipermarres nga Dubai dhe Katari, i cili kap shifren 1 miliard dollare, projekti per zhvillimin e zones se jugut te vendit, Shengjinit, Velipojes etj.", shtoi ai.Pango theksoi se, numri i turisteve eshte 23% me i larte krahasuar me nje vit me pare, dhe rreth 95% me i larte se ne 2005. Gjate periudhes janar-qershor, vendin e vizituan rreth 900 mije persona. Nga te dhenat e Sektorit te Statistikave prane Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, rezultojne se nga keta vizitore, 81% jane turiste pushues, 10% vizitore te bizneseve profesionale, 4% vizitore ditore dhe 4% te tjere. Sipas te dhenave nga Misioni ICITAP (agjenci amerikane, organ i varur nga Ministria e Brendshme, e cila regjistron te dhenat dhe numrin e te gjithe personave qe hyjne ne Shqiperi nepermjet te gjitha pikave kufitare te territorit shqiptar, te cilat mund te verifikohen ne site-n zyrtar. Sipas ministrit, eshte e madhe dhe sfide mbetet rritja e kapaciteteve dhe ofrimi i sherbimeve me te mira. Edhe turizmi kulturor ka pasur zhvillim, pasi ne kete periudhe ka pasur vizitueshmeri te larte Butrinti, Gjirokastra, Apolonia, Berati etj., duke bere qe Shqiperia te njihet dhe te vleresohet ne bote. Efektet sezonale te turizmit kane filluar te ndjehen edhe ne tregun e kembimit, ku monedha vendase leku ka filluar te forcohet prej dyndjes se euros ne tregje. Agjencite e kembimit valutor kane lajmeruar se, shkak per kete renie te euros ne raport me lekun eshte bere rritja e ofertes per euro keto dite, per shkak se kane filluar turistet e pare nga Kosova, por edhe nga Evropa. Per here te pare vitin qe shkoi turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte me rreth 1 miliard euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›