E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvine/ Djeg malin, arrestohet mesuesi

Policia ka arrestuar mesuesin e shkolle se mesme te Delvines, Kreshnik Hina. Prangosja e tij eshte bere pasi i ka vene zjarrin nje masivi pyjor ne fshatin Kopacez te zones se Vergoit. Nga zjarri i vendosur nga mesuesi eshte djegur me shume i tere masivi pyjor. Per nje kohe te shkurter jane djegur dhjetera ha me drunj e shkurre. Sipas burimeve policore mesuesi nga kjo zone ka dashur te djege disa shkurre, qe ndodheshin prane tokes se tij, por zjarri ka marre permasa te medha dhe nuk eshte bere e mundur te shuhet nga forca te shumta qe kane shkuar atje. Hyrja e zjarrfikesve ka qene i pamundur per vet terrenin e veshtire malor. Flaket brenda nje kohe te shkurter kane djegur lisa dhe dushqe, te cilat vishnin faqen e malit. B. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›