Cmimi i arit te zi do rritet serish

Agjencia Nderkombetare e Energjise ka njoftuar se rritja e kostos per eksplorimet per te zbuluar nafte do te coje ne rritjen e cmimit te arit te zi.
Epoka e naftes se lire mori fund dhe cmimet mund te arrijne se shpejti serish ne 100 dollare per fuci, thane perfaqesues te energjise ne nje raport per vitin 2008. Sipas parashikimeve, ne vitin 2030 nje fuci nafte do te kape shifren e 200 dollareve.
Rreziku per furnizimin me karburant nuk vjen nga mungesa e vendburimeve, por e investimeve te nevojshme, qe do te behen per te nxjerre naften nga vendet ku gjendet.
Sipas llogaritjeve, do te duhen 26 trilione dollare per investime masive ne infrastrukturen e energjise deri ne 2030.