Cmimi i energjise kerkohet rritje

Kompanitë e sistemit energjitik kanë bërë publike kërkesat e tyre për cmimin e energjisë, që duhet të paguajnë qytetarët dhe bizneset vitin e ardhshëm. Kërkesa e parë ishte ajo e KESH-it, që kërkoi rritjen me 3.4 herë të cmimit me të cilin ajo i shet energji CEZ-it.
"Tarifa mesatare e furnizuesit publik me shumicë, e cila është e nevojshme për të mbuluar kostot e blerjeve të energjisë, për mbulimin e plotë të kërkesës së konsumatorëve fundorë, është rreth 5.05 lekë për kilovatorë. Peshën kryesore të kësaj tarife e zënë kostot e blerjes së energjisë elektrike, të cilat cojnë një tarifë rreth 4.03 lekë", tha Artur Kurti, drejtor Ekonomik i KESH-it.
Rritje të cmimit kërkoi edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, ndonëse më EnergjiaBode: Do të paguajmë më shumë për KESH-in Dy ligje për të shpëtuar KESH-in BERZH, kredi 3 milionë euro për dy HEC-e të vogël.
"Bazuar në shpenzimet operative, totali i të ardhurave të kërkuara nga OST-ja është në vlerën 4 miliardë e 615 milionë lekë, cka do të thotë që i pjesëtuar me sasinë e energjisë të transmetuar gjatë këtij viti do të thotë që OST-ja kërkon një tarifë të re në 0.73 lekë për kilovatorë", tha Zybie Xheka, drejtore ekonomike e OST-së.
Ndërsa kompania e fundit në zinxhirin energjitik, ajo e shpërndarjes CEZ, propozoi dy variante.
"Variant i pare eshte nje rritje e tarifes per CEZ-Shperndarje me 4.6 per qind nga ajo aktuale, rritje e cila bazohet ne llogarite e studimit qe ne kemi bere. Por ne po propozojme edhe nje variant tjeter. Nje rritje me 0 per qind, e perseris zero perqind, pra asnje rritje cmimi, nese borxhi mes CEZ dhe shtetit dhe CEZ dhe KESH-it do te gjeje nje zgjidhje perfundimtare ashtu sic pritet nga te gjitha palet", tha Joseph Hejsek, drejtor i përgjithshëm CEZ-Shpërndarje.
Sipas kërkesave të kompanive, cmimi mesatar fundor i energjisë, që paguhet nga qytetarët shkon mbi 12 lekë për kilovatorë nga 9.53, që është aktualisht ose 25 për qind më i lartë. Vendimi përfundimtar i takon Entit Rregullator të Energjisë dhe do të bëhet ditur në muajin e ardhshëm.
Rama: Tjetër abuzim i qeverisë
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka reaguar permes rrjetit social Twitter ndaj kerkeses se tre kompanive OST-së, KESH-it, KESH-it dhe CEZ-it per rritjen e cmimit te energjise elektrike.
Sipas liderit te opozites ky eshte nje tjeter tregues i abuzimit te qeverise mbi kurrizin e shqipetareve. Duke e vene theksin tek rritja 300 perqind sipas tij e barres se familjeve te thjeshta ne faturen e energjise ai pohon se eshte koha qe kush fiton me pak rrjedhimisht edhe te paguajë me pak.
Treguesit aktuale sipas zotit Rama jane me te keqijte qe pas 1997, si pasoje e vjedhjeve, abuzimeve dhe keqmenaxhimit te energjise cka sipas tij ka shtuar fitimet ne xhepat e pushtetit personal te kryeministrit Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Ndahet nga jeta Leka Zogu
Pësoi arrest kardiak që më 25 nëntor
Berisha: Zi për mbretin e shqiptarëve
Reformimi i sistemit zgjedhor
Ndryshon drafti për vizat