E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformimi i sistemit zgjedhor


Komisioni i Reformes Zgjedhore zhvilloi sot mbledhjen e parë duke nisur kështu zyrtarisht punën për hartimin e reformës zgjedhore. Komisioni ka tre muaj afat për realizimin e këtij procesi dhe të gjitha palët shprehën besimin në këtë takim për këtë pikë.

"Kjo reformë parlamentare është një gurë prove për partitë politike sepse është rasti. Do të kapërcejmë interesat e ngushta të cilësdo parti që të jetë, e madhe apo e vogël, e majtë apo e djathtë dhe do të mendojmë për të përsosur standardet për të perfeksionuar më tej standardet. Ky gur prove për cdo parti politike do të jetë një moment edhe reflektimi, por edhe një shans dhe një mundësi e jashtëzakonshme për të arritur kompromise në funksion të standardit ReformatZgjedhjet, bashkohen të “vegjëlit” Reforma zgjedhoreSequi: Rruga e integrimit bazohet në bashkëpunim më perfekt të reformës", tha kryetarja Jozefina Topalli.

Ndërsa deputeti socialist Damian Gjiknuri pas mbledhjes tha: "Sot u emërua grupi i ekspertëve u dhanë detyrat paraprake për grupin e ekspertëve. Në përmbajtjet e tjera akoma nuk kemi ndërhyrë, por shumë shpejt do të nisim punën me cështjet konkrete që do të adresojë ky komision.Cështjet e tjera janë të gjitha ato problematike dhe rekomandime që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në Shqipëri. Sistemi zgjedhor është një cështje që do të diskutojmë në vazhdim dhe presim edhe propozime të partive të vogla. Jam optimist apo pesimist, e rëndësishme është që nisëm nga puna, kur ka vullnet ka mundësi edhe për sukses".

Mbledhja e pare u zhvillua nen vezhgimin e ambasadorit te OSBE, perfaqesueve politike te ambasades se SHBA dhe komisionit europian si dhe ambasadores se britanise se madhe

Interesimit të mediave iu përgjigj ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth.

"Ishte një fillim shumë i rëndësishëm, shumë i mirë dhe shumë dinjitoz i komisionit. Tashmë orientimet kryesore për komisionin janë vendosur dhe ato bazohen te rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 2009 dhe për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Kështu që orientimet janë mbi tryezë dhe duhet të shërbejnë për një punë të mirë me rezultate konkrete deri në fillim të vitit të ardhshëm. E rëndësishme është që palët komunikojnë me njëri-tjetrin, ndërtojnë besim tek njëri-tjetri kanë vullnet te njëri tjetri dhe aty ku ka vullnet të mirë ka një rrugë përpara me konsensus, i cili duhet zhvilluar dhe forcuar më tej. Edhe idetë duhen draftuar, por kam besim se gjithcka do të funksionojë", tha Wollfarth.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika SOS Saranda!
Endri Xhafo - Saranda është në rrezik! Javën e shkuar, Stefan Çipa kishte një hije të rëndë kur e thoshte këtë; dëshpërimi i tij dukej i sinqertë. Kjo Shqipëri vilajetesh
Skënder Minxhozi - Paradoksalisht, Shqipëria e 28-29 Nëntorit 2011 nuk ngjante dje dhe pardje me një vend që festonte dy festat që personifikojnë unitetin dhe afirmimin e kombit shqiptar. Inspektimi i KLD, 6 gjyqtarë me shkelje
Gjashtë gjyqtare të gjykatave të ndryshme të vendit janë konstatuar me shkelje gjatë një inspektimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. PE: 12 prioritetet, plani këtë javë
Delegacioni Europarlamentar për Ballkanin zhvilloi takimin përgatitor informues për zhvillimet e fundit në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare më 8-9 dhjetor në Tiranë. Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin
Takimin me 45 konsujt e nderit të Shqipërisë në botë, pjesë e axhendës shtetërore për 99-vjetorin e pavarësisë, kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi për të promovuar imazhin e Shqipërisë, si një vend me potenciale të larta zhvillimi.

Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Leka Zogu
Pësoi arrest kardiak që më 25 nëntor
Berisha: Zi për mbretin e shqiptarëve
Cmimi i energjisë, kërkohet rritje
Ndryshon drafti për vizat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›