Çmimi i ulët i shalqirit – Divjaka, e para në rajon me shalqinj. Tregu i paqëndrueshëm

Nëse kalon në rrethrrotullimin e Çermës të bie në sy rreshti i gjatë i tendave buzë rrugës.
Janë fermerët që po shesin shalqirin me forcat e tyre, pasi eksporti nuk mbulon më as kostot e prodhimit.
Ylli Vrapi, fermer nga Çerma, thotë se e shet shalqirin me 30 lekë për kilogram, ndërsa çmimi që i ofrojnë grumbulluesit nuk kalon 13 lekë/kg.
“Gjysma do kalbet në arë. Blej kuintalin e plehut me 19 mijë lekë. Tani del shalqiu me 100 lekë të vjetër. Punëtori është paguar me 40 mijë lekë dita e punës,” tregon fermeri.
“Ne e marrim 10 lekë/ton. Në qoftë se ka 6 tonë do e marrim 60 mijë lekë, por nëse e shet me 130 lekë si do ia marrësh 60 mijë lekë. Do i marrësh 30–40 mijë lekë.“
“Shalqiri po shitet nën koston e prodhimit, pra, të gjithë fermerët janë të humbur.“
Pavarësisht kërkesës për eksport në Ballkan, kryesisht në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, tregu vendas është i mbingopur.
Temperaturat e larta i kanë pjekur të gjitha fushat menjëherë, duke ulur çmimet dhe duke e çrregulluar ritmin e tregut. Fermerët thonë se prodhimi këtë vit është i bollshëm, por për shkak të rënies së çmimit në verë, përfitojnë më pak se një vit më parë.
/rtsh.al/