E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama siguron fermerët: Pas 23 qershorit hallet tuaja do jenë dhe të mijat

BERAT - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, e zhvilloi sot “Këndin e Fjalës” në Kutalli të Beratit, ku iu përgjigj pyetjeve dhe shqetësimeve të banorëve të kësaj zone. Kryesocialisti Rama siguroi fermerët se qeveria socialiste do tu qëndrojë përkrah për çdo problem dhe vështirësi. Rama ironizoi premtimet e kryeministrit Berisha duke thënë: “Sot keni përralla të freskëta se katragjyshi me antiplumb ishte në Skrapar dhe e dini çfarë tha, do ta bëjmë Osumin të lundrueshëm. Sot prap premtoi rrugën për në Malin e Tomorrit. Sot premtoi edhe një gjë tjetër fantastike, do ndërkombëtarizojmë rakinë e Skraparit.”

Çfarë do bëhet për zonën tonë për vaditjen dhe kullimin?
Vaditja dhe kullimi është kryefjala e çdo këndi fjale që në kemi organizuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Ky është një problem që i bën me turp të gjithë ata që e kanë pasur përgjegjësinë për të çuar ujin në parcelë dhe nuk e kanë çuar. Të gjithë ata që sot kanë kurajën të shkojnë nëpër fshatra me në krye katragjyshin me antipulmb për të kërkuar vota ndërkohë që e kanë tharë tokën për ujë, i kanë tharë familjet për ujë. Një vend i pasur me ujë dhe që s’ka ujë për të pirë, për tu larë, për të vaditur tokën dhe përmbytet sa herë bie shi, kjo është e pa tolerueshme.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›