E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Cocid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Gjatë 24 orëve të fundit asnjë humbje jete, vetëm 28 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë regjistruar 28 raste të reja me Cocid-19, nga 680 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

MSHMS i bën serish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anti- Covid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

“Nga testimet kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Klos, Patos, Vlorë, Tepelenë, Berat, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë. Janë 231 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,704 që nga fillimi i epidemisë.”- njofton MSHMS.

Statistika (18 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                28

Të shëruar në 24 or렠           48

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 or렠         0

Testime ditore                     680

Testime totale                   1,991,016

Raste pozitive                      331,527

Raste të shëruara                  327,704

Raste Aktive                             231

Humbje jete                              3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiran렠                  174

Fier                           16

Vlor렠                       9

Shkodër                 7

Berat                           6

Gjirokastër                6

Elbasan                   5

Durrës                     3

Dibër                      3

Korç렠                      2

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›