E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Titull “mjeshtër” për zejtarët, Krifca: Ndihmon zejtarët për të qenë pjese e tregjeve europiane

Prodhues dhe artizanë të zonave rurale u vlerësuan gjatë ditës së sotme me titullin “mjeshtër dhe ndihmës mjeshtër” për kontributin që kanë dhënë ndër vite si dhe punën e palodhur të trashëguar ndër vite, siç është zanati i zejtarisë. Ky titull, sipas Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, i ndihmon këto artizanë të njihen në tregun vendas dhe të huaj.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë, Luan bregasi tha se të gjithë prodhuesve apo zejtarëve do u jepet mundësua për të patur një treg dhe për t’i promovuar këto produkte.

36 gra dhe vajza nga Kukësi, Shkodra, Korça dhe Tropoja u vlerësuan me titullin mjeshtre dhe ndihmës mjeshtre për zanatin e zejtarisë që ato sjellin ndër breza.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›