E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coentrao te Reali kontrate 6-vjecare

Gjigandët spanjollë të Real Madrid kanë firmosur me portugezin Fabio Coentrao, duke e marrë nga Benfika për shumën e 30 milionë euro. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare me los blancos, pasi ka kaluar me sukses edhe vizitat mjekësore. Coentrao, ishte nën kontratë me klubin portugez deri në 2016, por madrilenët kanë vendosur ta sjellin në Bernabeu, pasi 23-vjeçari konsiderohet si mbrojtësi i majtë më premtues në Europë.

"Është një ndjenjë unike sepse të jesh këtu është ta bësh ëndërrën realitet. Të jesh i ulur ngjitur me presidentin dhe të vendosësh firmën mbi kontratë është si dicka e një bote tjetër, " ka deklaruar Coentrao. Jose Mourinho ka insistuar për blerjen e portugezit dhe prezenca e teknikut në krye të meringues ka bindur edhe Coentraon.

"Është shumë bukur të drejtohesh nga një prej trajnerëve më të mirë të momentit. Mourinho është trajneri më i mirë në botë dhe nuk ka dyshime për këtë, kështu që të stërvitesh prej tij është cështje krenarie për mua", përfundoi 23-vjeçari. Coentrao është përforcimi i 5 për Real, pas mesfushorëve turq; Nuri Sahin dhe Hamit Altintop, mbrojtësit francez Raphael Varane dhe sulmuesit spanjoll, Jose Callejon.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›