Njohjet e Kosoves Hyseni Qeveria ka mungese vizioni
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni thotë se qeveria është e paaftë për të siguruar njohje të reja për Kosovën. Në një intervistë për Albanian Screen Hyseni kritikon ashpër Qeverinë Thaçi 2 në këtë drejtim.
“Pengesat kryesore për këto ngecje është mungesa e vizionit të qeverisë së Kosovës për arritjen e njohjeve. Mungesa e guximit për të adresuar qartë arsyet për mungesën e njohjeve dhe mungesa e një plani të saktë dhe të qartë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, përkatësisht në politikën e jashtme”-thotë Hyseni.
Një pengesë tjetër për këtë mungesë të gjatë të njohjeve deputeti Hyseni thotë se janë bisedimet me Serbinë, të cilat kanë bërë që shumë shtete të presin së pari epilogun e tyre. Sipas Hysenit, qeveria e Kosovës ka dështuar në fushatën për t’i shpjeguar botës se ky dialog nuk është për statusin por është për çështje teknike, dialog për bashkëpunim ndër-shtetëror.
“Dialogu me Serbinë është një nga pengesat kryesore të njohjes së mëtejme të Kosovës. Shumë vende të botës e shohin si dialog për statusin, shumë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën mendojnë se nuk paska përfunduar 3ende kontesti në mes të Serbisë dhe Kosovës dhe mendojnë se duhet të pritet edhe pak që të shihet epilogu i këtij dialogu e pastaj të merret vendim për njohje ose mos njohje”-tha ai.
Partia e ish-ministrit Hyseni, Lidhja Demokratike e Kosovës në anën tjetër i ka quajtur të pazbatueshme marrëveshjet me Serbisnë pa ratifikimin e tyre në Kuvendin e Kosovës. Sipas LDK-së, pretendimi i Qeverisë ë Kosovës se ka arritur tri marrëveshje me Serbinë, nëpërmjet Konkluzioneve të Kryesuesit, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Rezolutën e Kuvendit për Bisedimet me Serbinë.
Bul Salihu