Pensionet e reja ISSH Ja skema e perfituesve

Rritja e pensioneve në masën 4 % për qytetin dhe 7 % për fshatin është bërë efektive që këtë muaj. Drejtoresha Institutit të Sigurimeve Shoqërore Evelina Koldashi tha se të gjithë pensionistët mund të tërheqin diferencat e rritjes nga data 10 deri më 15 korrik.
“Fondi i vënë në dispozicion për zbatimin e këtij vendimi të KM është 1.6 mld lekë, apo 270 milionë në muaj. Nga ky vendim përfitojnë 545 mijë pensionistë që janë aktualisht në skemë nga të cilët 160 mijë pensionistë fshati dhe 385 mijë janë pensionistë qyteti dhe gjithashtu 25 mijë persona që janë fitues të programeve të veçanta të qeverisë”-tha Evelina Koldashi, Drejtoreshë e ISSh-së.
Sipas rritjes, pensioni minimal i qytetit nga 10690 lekë bëhet 11117 lekë. Pensioni i plotë i qytetit ishte 21380 lekë dhe bëhet 22234 lekë. Pensioni minimal i fshatit nga 6980 bëhet 7468 lekë. Pensioni maksimal i fshatit nga 11117 lekë bëhet 11317 lekë.
Njëkohësisht me këtë rritje pensionistët do të vijojnë të marrin kompensim të të ardhurave të tjera që jepen me vendime të qeverisë, siç janë ato për ndryshimin e çmimit të energjisë dhe të çmimit të bukës.
Taulanta Boja