Cole: Po e paguajmë çmimin për Premier Ligën
Ish-mesfushori i Chelseat, Joe Cole, ka thënë se Anglia është duke e paguar shtrenjtë çmimin për Premier Ligën, pasi sipas tij, shndërrimi i Kampionatit anglez në ligën më të fortë në botë, ka bërë që talentët të mos kenë vend për t'u zhvilluar.
"A ekziston ndonjë talent anglez për momentin? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kur unë isha te West Hami, kampionati ynë ishte i pesti më i miri në botë. Një grup prej nesh erdhi në të njëjtën kohë dhe ne ishim në gjendje për t'u futur në ekipin bazë, duke parë rrethanat në Angli në atë kohë".
"Tani, Premier Liga është liga më e fortë në botë. Kjo do të thotë se është më e vështirë për të rinjtë të shpërthejnë dhe të luajnë rregullisht. Ndoshta ne jemi duke paguar një çmim të shtrenjtë që e kemi ligën më të fortë në botë" theksoi Cole.