E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në Bejrut "mësuesi" i Hezbollahut

Një nga klerikët islamikë shiitë me më influencë, Ajatollahu i Madh, Mohammed Hussein Fadlallah, ka vdekur në një spital të Bejrutit nga një hemorragji e brendshme, në moshën 74 vjeçare.

Me udhëzimet fetare që përhapte, Ajatollahu i Madh fitoi përkrahje të gjerë në Liban, Irak dhe në rajon.

Ai ishte përkrahës i revolucionit islamik të Iranit dhe i fushatës së armatosur të Hezbollahut kundër Izraelit.

Vitet e fundit, Fadlallah u distancua nga Hezbollahu, për shkak të lidhjeve të këtij grupi me Iranin, por ai mbeti kritik i hapur i Izraelit dhe politikës amerikane në Lindjen e Mesme.

Ai e mirëpriti zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA-ve në vitin 2008, por vitin e kaluar shprehu zhgënjim për mungesën e përparimit në Lindjen e Mesme, duke thënë se dukej që zoti Obama nuk kishte ndonjë plan për të sjellë paqe në rajon.

Shtetet e Bashkuara e konsideronin Mohammed Hussein Fadlallahun si mbështetës të terrorizmit.Në vitin 1985, ai i mbijetoi një atentati.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›