E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA thërret Kolinën në detyrë, përcaktues i gjyqtarëve

Vendimi i UEFA-s për të thirrur Kolinën vjen në një moment kur debatet rreth gafave të arbitrave kanë arritur kulmin. Institucioni botëror, FIFA, duket se e ka humbur bastin mbi gjyqtarët, duke marrë parasysh gabimet trashanike në Afrikën e Jugut, të cilat kanë ndikuar direkt edhe në rezultate.

Propozimin e UEFA-s e ka konfirmuar vetë italiani Pierluixhi Kolina. “Kam vendosur të largohem nga detyra e përcaktuesit të gjyqtarëve në kampionatin italian, pasi UEFA më ka ofruar një rol më të rëndësishëm. Unë do t’i koordinoj të gjithë gjyqtarët në Evropë. është një detyrë e rëndësishme, duke parë garat e ndryshme që janë nën juridiksionin e UEFA-s”, ka theksuar Kolina për mediat italiane.

Ish-gjyqtari italian pritet të përfshihet edhe në debatin rreth futjes së teknologjisë në gjykimin e ndeshjeve të futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›