E Shtunë, 31 Tetor 2026

Collaku: Basha, emër i lakuar për Bashkinë e Tiranës

Duket se Ministri i Brendshëm Lulëzim Basha, do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës duke garuar përballë Ramës. Kështu deklaroi analisti Kreshnik Collaku në studion e "Ora Live". Collaku theksoi se ky është emri më i lakuar ndonëse pritet më parë vendimi i strukturave të PD-së, për të vendosur dhe dhënë verdiktin përfundimtar.
 

“Lulëzim Basha për kandidat për Bashkinë e Tiranës është një emër i lakuar dhe ky vendim nuk është marrë nga strukturat e PD-së por Basha ka treguar për të gjithë kualitet. Ai ka përfaqësuar një politikë të lartë, ka treguar dhe shfaqur sukses në zgjedhjet e 2005-ses dhe si Ministër i Jashtëm ndërsa pati dhe një sukses dhe si Ministër i Brëndshëm”.
 

Ndërkaq, Collaku foli dhe për situatën aktuale dhe rolin e ndërkombëtarëve të cilët po negociojnë për zgjidhjen e krizës dhe rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zgjidhjen e ngërçit politik.
 

Për të, vizita e Zëvendës Sekretarit të Shtetit James B. Steinberg thekson faktin se Shqipëria mbetet në vëmëndjen amerikane.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›