E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli vizitë në Maqedoni

Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli shumë shpejt pritet të realizojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
 

Ambasadori i Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov sot ia ka dërguar ftesën për vizitë, e cila do të realizohet në një të ardhme shumë të afërt.
 

“Presidenti Pacolli e falënderoi Presidentin Ivanov për ftesën për vizitë, e cila do të realizohet në një të ardhme shumë të afërt. Nga ana e tij, Presidenti Pacolli falënderoi ambasadorin Karajanov për vizitën dhe urimet e tij. Gjithashtu, ai vuri theksin tek marrëdhëniet mes Kosovës e Maqedonisë, të cilat janë shumë të mira dhe të cilat duhet të njohin zgjerim në të gjitha fushat” thuhet në një njoftim të Presidencës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›