Comey konfirmohet se do jetë drejtor i FBI-së

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka konfirmuar ish prokurorin e përgjithshëm amerikan, James Comey, si drejtorin e ardhshëm të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI.
Në një votim që u mbajt vonë të hënën, Comey morri 93 vota pro dhe një kundër duke u bërë kështu nominim i sukseshëm i presidentit Barack Obama për postin në fjalë.
Comey do e zëvendësojë shefin në largim të FBI-së, Robert Mueller, i cili nga kjo pozitë do largohet në shtator.
Mueller e ka udhëhequr FBI-në për 12 vjet, ndërsa punën e kishte nisur menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. /Indeksonline/