E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet një burg në Pakistan, qindra të arratisur

Militantët talibanë kanë sulmuar një burg në Pakistan, ndërkaq një zyrtar ka thënë se më shumë se 240 të burgosur janë arratisur nga qelitë e tyre.

Sipas mediave lokale, 12 persona janë vrarë, në mesin e tyre 6 janë pjesëtarë të forcave të rendit.

Sulmi ndaj burgut në qytetin veriperëndimor Dera Ismail Khan, filloi me disa shpërthime rreth mesnatës. persona të armatosur hapën më pas zjarr, me granata e raketa, si dhe me armë automatike. në burg gjendeshin qindra talibanë dhe militantë nga grupe të tjera. Raportohet se disa prej sulmuesve ishin të veshur me uniforma policore./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›