E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina nesër fillon fazën e tretë të dezinsektimit

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës më 31. Korrik, 2013 (e Mërkure), vazhdon implementimin e fazës së tretë të Dezinsektimit Hapësinor të Prishtinës, për vitin 2013.

Sipas Komunës, ky projekt ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve nëpërmjet eliminimit të insekteve të dëmshme fluturuese siç janë mushkonjat dhe insektet tjera të cilat përveç që shkaktojnë shqetësime te qytetarët ato mund të shërbejnë edhe si vektor për bartjen e sëmundjeve të ndryshme ngjitëse te njerëzit.

“Luten qytetarët e Prishtinës, që gjatë kohës së realizimit të projektit – në momentin që vërejnë makinat që bëjnë dezinsektimin të mbyllin dritaret e banesave/shtëpive të tyre për rreth 1 orë, dhe bletarët të mbajnë mbyllur bletët ditën kur bëhet dezinsektimi deri ditën e nesërme; poashtu luten qytetarët që mos të ofrohen afër automakinave të cilat bëjnë dezinsektimin por të qëndrojnë në largësi të tyre”, ka porositur Komuna e Prishtinës.

 Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka përpiluar orarin e dezinsektimit sipas lagjeve.

Kjo është fraza e tretë e dezinsektimit hapësinor 2013, ndërkohë që për fazën e katërt qytetarët e Prishtinës do të informohen më kohë për orarin e dezinsektimit sipas lagjeve.

 Faza e tretë (31. Korrik – 04. Gusht, 2013)

Orari sipas lagjeve

 E Mërkure, 31/07/2013: Lagja e Aktashit-Muhagjerëve, Parku i Qytetit, Vellusha (Bllokat),

Qendra dhe Qyteza Pejton;

 E Enjte, 01/08/2013: Tophane, Arbëria, Kodra e Trimave, Kolovica dhe Vneshtat

 E Premte, 02/08/2013: Lakrishte, Dardania, Ulpiana, Zona Industriale dhe Veterniku;

 E Shtunë, 03/08/2013: Lagja e Spitalit, Kalabria, Bregu i Diellit;

 E Diele, 04/08/2013: Gërmia, Sofalia, Taukbahqe, Taslixhe, Velania dhe Mati.

 Procesi i dezinsektimit fillon çdo mbrëmje sipas orarit nëpër lagje, prej orës 19:30 – 24:00

Pikënisja e implementimit të këtij projekti është vendi te Parku i Qytetit, në ora 19:30.

 DSHMS falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e tyre që kanë treguar gjatë realizimit të Fazës së Parë si dhe gjatë viteve të kaluara në realizimin e këtij projekti, dhe pret një bashkëpunim të tillë edhe në fazat në vazhdim.

 "Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erës së fortë, orari shtyhet deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë", njofton Komuna. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›