E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conan rikthehet përsëri

Një riprodhim i filmit kult të viteve 80-të. Ajo që filloi si një hakmarrje personale për luftëtarin legjendar Conan, shumë shpejt kthehet në një betejë epike kundër forcave të së keqes, që kërkojnë të sundojnë gjithçka.

Një film aventurë që paraqet një hero që përballet me krijesa të ndryshme mitike dhe të tmerrshme, normalisht se shpëtimi do të kërkohet diku tjetër. Është ky muskulori Conan, që konsiderohet shpresa e vetme për të shpëtuar popullin e Hiberisë nga shkatërrimi i sigurt.

Ndryshe, filmi që konsiderohet edhe si një fantazi e rokerëve të “heavy metal”, është i shkalafitur më shumë në gjak, ku “Conan the Barbarian” 75 për qind e filmit kalon me gjakderdhje.

Kjo është një pritje, edhe pse duhet gjykuar fillimin e tmerrshëm dhe shpejtësinë që paraqitet tek aktorët të cilët luajnë në të. Duke hyrë në mal shohim luftëtarin e rinj, foshnjën Conan (Leo Howard) që është rikthyer në fshatin e tij dhe pranë liderit të tij, i cili ka paksa kokën e përgjakur për shkak se vuan nga mite të ndryshme.

Kjo e bën atë të duket paksa si një kukull groteske, që e bën atë tipike të një fisi në rritje të barbarëve.

Shumë shpejt nga kjo skenë, babai i Conan dhe njerëzit e tij theren me thikë, duke e lënë djalin me një sëpatë të mbrehtë afër kokës së tij, një shpat që mund ta përdorë, një amanet për ta përmbushur.

Me kohë djali bëhet burrë, ai kthehet në një mashkull të fortë dhe muskulor që portretizohet nga aktori Jason Momoa, një burrë që shumë vajza të bukura do ta dashurojnë, përfshirë këtu edhe bukuroshen Chihuahua.

Momoa është i njohur për publikun nga seriali “Game of Thrones”, ku luan Khal Drogo, një lider i luftërave antike. Tek “Conan”, Momoa nuk vishet si në seria, por ka një karakter që e portretizon atë si një Perëndi të Luftës.

Ky film është po ashtu i bërë me elemente të teknologjisë 3-D, që ka një zë që vije nga Morgan Freeman, që pjesërisht ka bërë këtë tregim duke u kthyer në origjinën e tij për luftëtaret mito-poetik që luftojnë të keqën, pavarësisht rrezikut që përballen me të.

Conani origjinal ishte krijuar nga Robert E. Howard (1906-1936), që ishte pikturuar ashtu sikurse një muskulor i Teksasit që paraqiteshin nëpër revista të ndryshme atë kohë.

Conan po ashtu është bërë edhe një libër i shkruar në formë të tregimeve për komikët, përderisa për herë të parë atë e kishte paraqitur ish guvernatori i Kalifornisë, aktori Arnold Schwarzenegger.

Por, Momao ka biceps shumë më të frikshëm se Arnold.

Ai rritet me detyrën e vetme të tij, të jetë fizikisht i aftë për të mposhtur njerëzit që lakmojnë.

Shtoja kësaj edhe anën tjetër, që fizikisht e bën atë të duket më i dashur për kamerën, edhe pse mund të themi se Schwarzenegger dhe syri i tij i mungon këtij filmi.

Filmi i vjetër, me regji të John Milius nga skenari i Oliver Stone, hapet me citatet të Niçes dhe vazhdon me fizikun, por edhe mençurinë që ka Conan.

Filmi i ri është bërë me regji të Marcus Nispel me skenar të Thomas Dean Donnelly, Joshua Oppenheimer dhe Sean Hood, është paksa me i varfër intelektualisht.

Megjithatë, filmi është pedant dhe teknikisht shumë më i mirë sesa pjesa e parë e tij.

“Conan the Barbarian” mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçare pa përcjelljen e prindërve.

---

CONAN THE BARBARIAN

Regjia: Marcus Nispel; skenari: Thomas Dean Donnelly, Joshua Oppenheimer dhe Sean Hood, bazuar në karakteret e krijuar nga Robert E. Hoëard; drejtor i fotografisë: Thomas Kloss; montazha: Ken Blackwell; muzika: Tyler Bates; dizajner: Chris August; kostumet: Wendy Partridge; producentë: Fredrik Malmberg, Boaz Davidson, Joe Gatta, Danny Lerner, John Baldecchi, Les Weldon dhe Henry Winterstern; Distributor: Lionsgate. Kohëzgjatja: 1 orë e 42 minuta.

Aktorë: Jason Momoa (Conan), Rachel Nichols (Tamara), Stephen Lang (Khalar Zym), Rose McGowan (Marique), Saïd Taghmaoui (Ela-Shan), Leo Howard (Young Conan), Ron Perlman (Corin), Steve O’Donnell (Lucius), Raad Raëi (Fassir), Nonso Anozie (Artus), Bob Sapp (Ukafa) dhe Milton Welsh (Remo).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›