E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haemus, honoraret që e mbajnë në këmbë

Elsa Demo

 Haemus është një emër simbol që shkrimtari Ardian Kyçyku e përdor për komunikimin kulturor në gjuhët shqip-rumanisht. Këtë emër e mban periodiku kulturor, e quajtura revistë evropiane, e themeluar në Bukuresht në vitin 1998, e cila botohet nga Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus.

Me këtë emër thirrej në Greqinë e lashtë Gadishulli Ballkanik, që i referohej një miti mbi mbretin Hemus të Trakës të cilin bashkë me të shoqen, Zeusi e shndërroi në mal.

Së fundi, revistës i është rikthyer pas 10 vjetësh Haemus-Plus, shtojca letrare, plot 203 faqe, e përgatitur në dhjetor 2011. Poezi, prozë, dramaturgji, ese shkencore e letrare, shqip e rumanisht, nga krijimtaria e rreth 50 autorëve si Ardita Jatru, Adrian Popescu, Andra Rotaru, Andrey Gritsman, Mario Bellizzi, Shaban Sinani, Arb Elo, Arben Shehi, Brikena Smajli, Dorian Koçi e të tjerë. Shkrime mbi shkrimin muzikor bizantin deri te vështrimet mbi pikturën e Jackson Pollock, vështrime historike, gjuhësore, gjeopolitike, përkthime të autorëve shqiptarë në rumanisht si Ervin Hatibi, Eva Hila.

Kontributi i përkthimit të letërsisë shqipe në rumanisht dhe anasjelltas vjen drejtpërdrejt si një punë titanike Kyçykëve, të cilët duke u ndodhur për rreth njëzet vjet larg arenës ku gjykoheshin të përditshmet, në një kulturë tjetër, që kish vuajtur gjithashtu nën totalitarizëm, im atë, por edhe unë, përkthyem, botuam e bëmë të njohur, në Rumani e gjetkë, disa nga zërat e ndaluar të shqipes: Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi e Genc Leka, tek Bilal Xhaferri, Kasëm Trebeshina, Ethem Haxhiademi, Musine Kokalari, Zef Pllumi, Bashkim Shehu dhe të ndaluar të një lloji tjetër, me vepra më të arritura nga ana letrare si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, Anton Pashku, Martin Camaj, Petro e Jamarbër Marko, Hiqmet Meçaj, Frederik Reshpja, Adhurim Lako e të tjerë.

Ka pasur përpjekje për periodikë të këtij lloji nga autorë e studiues shqiptarë në botën universitare rumune. Por pa jetëgjatësi. Kujtojmë revistën Shqipëria XXI occident që doli në Bukuresht në vitin 2004 nën drejtimin e studiuesit të letërsisë Luan Topçiu, me synimin për të sjellë në gjuhën shqipe mendimin demokratik perëndimor.

Një periodik kulturor, qoftë ky me profil letrar, ngrihet mbi disa ideale mbi letërsinë, artet, mendimin, që editori dhe bashkëpunëtorët ndajnë me lexuesin  Që të gjitha këto të shohin dritën e botimit duhet një mecenat, shtetëror apo privat. Se si ndodh me Haemus-in, dy herë në vit, Ardian-Christian Kyçyku tregon një përvojë.

Si nis historia e Haemus-i?

Im atë, Kopi Kyçyku, dhe unë, nisëm ta hartonim revistën qysh nga dimri i vitit 1993, por numri i parë doli pikërisht më 28 Nëntor 1998. Me gjithë ndryshimet e natyrshme që pësoi, Haemus-i iu nënshtrua një qëllimi kryesor, tashmë të përmbushur: jo vetëm si të përfshihet kultura shqipe në kulturat e tjera, por edhe anasjelltas. Kësisoj pasurimi vjen i dyfishtë, por më fort për kulturat më të mediatizuara, se nuk është lehtë të hysh e të ndjehesh si në shtëpinë tënde në dy gjuhë të rralla, – sa për nga hershmëria, aq edhe për nga shkalla e qarkullimit, – shqip e rumanisht. Njëherazi, Haemus-i synoi të shndërrohej në një forum për mërgimtarët dhe sidomos për dialogun e tyre të koklavitur me jomërgimtarët.

Në ç’mënyrë hyni në treg?

Më tepër se 300 autorë, – të shquar, ose jo, nga pothuajse të gjitha fushat, – janë të pranishëm me krijimet (zërat) e tyre në Haemus. Numra të posaçëm u janë kushtuar kulturave dhe qytetërimeve: italian, grek, turk, hebraik, kinez, zviceran, pa përmendur Mërgatën, - jo vetëm atë shqiptare, - të cilën e kemi këqyrur si një qytetërim më vete. Për shumë arsye, tani Haemus-i botohet online, dhe gjithkush mund ta shkarkojë falas e ta shtypë në letër, përfshi edhe shumë prej numrave të hershëm të tij. Ka qenë qysh në fillim dygjuhësh, shqip e rumanisht, por, hera-herës edhe me materiale në gjuhë të tjera: italisht, anglisht, frëngjisht, greqisht, turqisht etj. Vitin e kaluar dolën në qarkullim numrat 41-45. Arkivi i revistës ka tashmë rreth 4.500 faqe.

Magazinë shkrimesh, hapësirë që respekton disa kritere dhe mban parasysh zhvillimet e aktualitetit? Si e mendoni ju një periodik kulturor?

Hapësirën e zbrazët askush nuk mund të ta caktojë me dhunë. Varet pse e pranon secili hapësirën përkatëse, aq më tepër kur ska me se ta mbushë. Jo kushdo ka dhuntinë të mbajë mjeshtërisht baraspeshën mes plotnisë dhe zbrazëtisë në kulturën e shkruar. E thotë (si gjithmonë saktë) populli: Më mirë djepi bosh, se sa shejtani në djep. Nga mënyra si mbushet duket jo vetëm synimi, por caktohet edhe fati i një reviste. Haemus-i ka natyrë antologjike dhe enciklopedike. Aktualiteti, në kuptimin e tij të rëndomtë, është për gazetat dhe për revistat e bëra pa frymëzim, pa mjeshtëri, ose pa të dyja bashkë.

Revistat kulturore me profil letrar në Shqipëri nuk e kanë kapërcyer përfundimisht periudhën tranzitore. Bie në sy këmbëngulja për të kapur kohën e humbur me një lëndë që ka munguar prej izolimit të gjatë.

Po kush e cakton shpejtësinë, apo vonesën e lëndës letrare, aq më tepër kohën kur një kumt letrar duhet vërtet të kuvendojë me lexuesin e vet?! Ka libra me lexues ende të palindur, siç ka plot libra që e internojnë lexuesin në shkretina, ose në botëra të rreme, duke e vdekur për së gjalli pandijshëm. Vetë lexuesi vendos nëse ka nevojë për mashtrime, apo për copëza nga Metafora që shpesh emërtohet botë Tjetër. Nuk kam asnjë mendim për tipin e revistës që përmendët, por duhet theksuar se niveli i Haemus-it nuk ngrihet mbi dobësinë e ndokujt.

Përse mbetet i zhdrejtë raporti letërsi-kritikë?

Ndoshta ngaqë për mbi gjysmë shekulli kritika, në shumicën dërrmuese të rasteve, ka dështuar, për të mos thënë ka çakërdisur shijen e lexuesit, duke shkelur me këmbë mirëbesimin, kohën, dashurinë e tij ndaj letërsisë. Nuk ia mbyll njeri derën kritikës, por, që të mund të hyjë, ajo më parë duhet të jetë e gjallë dhe e frymëzuar.

Kritika e shumta mund ta bëjë dikë të njohur, të famshëm, tia shtojë shitjet dhe çmimet, por nuk ua zgjat dot jetën shkrimeve, as kur i ngre në qiell, as kur i munxos, as kur rropatet ti shfarosë me heshtje. Thënë më poetikisht: si mund të ketë rol kryesor zogu, për shembull, në krahasim me fluturimin?!

Lexuesi, si e fiton Haemus-i?

Nuk mund të bësh diçka jetëgjatë në kulturë po ece verbërisht e pa kushte, pas fytyrës së lexuesit. Nuk shkon njeri të ushqehet në berberhanë dhe të qethet në restorant. Gjërat rrjedhin si në një dyluftim të pashpallur: lexuesi afrohet dhe rri, nëse gjen veten dhe ndjen se pasurohet shpirtërisht, ose edhe fisnikërohet përmes thelbeve të një reviste. Në të kundërt, shkon tjetërkund. Më duket se kjo çështje duhet rikuptuar: nuk të fton e as nuk të mban njeri me zor në një hapësirë që nuk është prona jote dhe në të cilën rrjedhin koha dhe përkushtimi im.

 

Kushtet financiare, mungesa e mbështetjes nga fondet publike, përcaktojnë jetën e shkurtër të revistave që shiten fare pak.

Nuk mbështet njeri me të holla gjëra që nuk shiten.

Bashkëpunëtoret shpesh janë të vështirë për tu kapur në kohë, po edhe për t’u paguar? Si ndodh me ju?

Një revistë antologjike dhe enciklop

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›