E Shtunë, 31 Tetor 2026

E kaluara heroike shkatërron të tashmen

Tre agjentë të shërbimit sekret Mosad janë dekoruar e nderuar për 30 vjet me radhë për heroizmin e tyre.

Në vitin 1965, tre agjentë ndërmorën një mision pothuajse të pamundur për të kapur një doktor nazist dhe pas shumë rreziqesh ia arritën qëllimit. Të pakët ky ishte mendimi deri më tani, por e vërteta do të nxjerrë sekrete të paimagjinueshme.

“The Debt”, që është një ribërje filmi nga John Madden, flet për një triler izraelit që zhvillohet në Berlinin Lindor në vitin 1965 dhe paraqet zhvillimin e elitës së Telavivit që zgjati për më shumë se 30 vite, agjencisë Mosad.

Filmi, me skenar të Matthew Vaughn, Jane Goldman dhe Peter Straughan, është konsideruar interesant për mënyrën e tregimit të së vërtetës nga e kaluara - e cila tani ka ndriçuar dhe normalisht ka pasur efektet e saj në të tashmen. Por, për ta qartësuar atë, regjisorit i duhet një komplikim etik dhe psikologjik sepse pas çdo tregimi, sado i thjeshtë që është ai, ka të bëjë me heroizmin.

Në këtë rast, zyrtarët kanë një tregim për ta treguar për atë çfarë kishte ndodhur gjatë Luftës së Ftohtë në Berlin, ku tre operativa të Mosadit ishin përfshirë në një mision sekret për ta zënë një nazist me emrin Dieter Vogel.

Të tre anëtarët e skuadrës, njëri prej tyre David (Ciaran Hinds) dhe sjellja e tij e ashpër paralajmëron aksionet dhe shenjat e para që do të na paraqesin një film interesant.

Por, në Berlin, David luhet nga Sam Worthington, Stephan nga Marton Csokas dhe Rachel nga Jessica Chastain.

Chastain është risia e këtij filmi, e cila edhe pse paksa delikate, luan mirë dhe e bën atë si një qendër që sjell emocione në këtë film.

Filmi bëhet interesant kur gjërat komplikohen më shumë dhe kur kemi një planifikim interesant të kapjes së Vogel (Jesper Christensen).

Kjo është saktësisht ajo që kërkohet në këtë film, që në mënyrë narrative tregon se kemi të bëjmë më një film etik, me implikime politike, por pa harruar edhe atë njerëzoren – ndjenjat.

“The Debt” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve për personat mbi moshën 17 vjeçare.

-----

The DEBT

REGJIA: John Madden

SKENARI: Matthew Vaughn, Jane Goldman

AKTORË: Helen Mirren, Sam Worthington, Tom Wilkinson, Jessica Chastain, Ciarán Hinds, Jesper Christensen, etj…

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›