Conference League, Dinamo publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Athletic Club Escaldes

Dinamo publikon çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit kundër Athletic Club Escaldes, e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Klubi blu njofton se hyrja për fëmijët dhe femrat do të jetë falas në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ndeshja do të luhet të enjten në orën 20:45. Kujtojmë që skuadra e drejtuar nga Ilir Daja fitoi me rezultation 2-1 në ndeshjen e parë dhe është pranë kualifikimit në turin e tretë të turneut.
Biletat nga pasditja e sotme, mund të blihen pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi
“Nga pasditja e sotme, mund të siguroni biletat tuaja pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”.
Një biletë në tribunën 𝗩𝗜𝗣 kushton 𝟯𝟬𝟬𝟬 Lekë, në tribunat 𝗔 dhe 𝗕 një biletë kushton 𝟭𝟬𝟬𝟬 Lekë, ndërsa në tribunat përballë biletat kushtojnë 𝟱𝟬𝟬 Lekë. Për 𝗳𝗲𝗺𝗿𝗮𝘁 dhe 𝗳𝗲𝗺𝗶𝗷𝗲𝘁, hyrja në stadium do të jetë 𝗙𝗮𝗹𝗮𝘀!”, shkruhet në njoftimin e klubit.