E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë- I dënuar me 18 vite burg, arrestohet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare

Arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare i dënuar me 18 vite burg.

Blutë e kryeqytetit kanë bërë me dije se 59-vjeçari Ilir K., është kapur në flagrancë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe ka tentuar t’u largohet efektivëve me automjet.

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanitzbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e ka dënuar atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

“Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi:

-Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.

59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”‘”, thuhet në njoftim.

59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›