E Shtunë, 31 Tetor 2026

Connery refuzon një rol me fitim shumëmilionësh

Aktori i njohur skocez, Sean Connery, ka refuzuar rolin e Gandalf në trilogjinë "Lord of the Rings" dhe kështu ka humbur pothuajse 450 milionë dollarë.

Roli i Gandalf në trilogjinë e Peter Jacksonit, i cili është bërë sipas romanit të J.R.R.Tolkien, i takoi pastaj Ian McKellen, edhe pse Conneryt i ishin ofruar gjashtë milionë dollarë për film. Conneryt i ishte ofruar edhe 15-përqindëshi nga profiti i trilogjisë pas shfaqjes në kinematë anembanë botës. Aktori 82-vjeçar nuk e pranoi rolin, sepse nuk e kishte kuptuar.

"Kam lexuar librin. Kam lexuar skenarin. Shikova filmin. Dhe akoma nuk e kuptoj. Ian McKellen, mendoj unë, është i shkëlqyeshëm", tha Connery.

Ndërkohë, McKellen, i cili përsëriti rolin e magjistarit në filmin "Hobbit", tha se ishte aq shumë i frustruar me punën dhe ekipin e efekteve speciale, sa që ka qarë gjatë xhirimeve.

Premiera botërore e pjesës së parë të trilogjisë, "Hobbit" është planifikuar të jepet më 28 nëntor në Wellington të Zelandës së Re. Ndërsa nëpër kinematë botërore do të shfaqet në muajin dhjetor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›