E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi Froome Rivali im eshte Valverde

Britaniku Chris Froome deklaroi se spanjolli Alejandro Valverde është kundërshtari i tij kryesor në këtë edicion të 100 të Turit të Francës për faktin e thjeshtë se renditet i dyti në klasifikimin e përgjithshëm.

“Për momentin shoh Valverden si rivalin tim. Ka pak më shumë se 1 minutë vonesë”, theksoi çiklisti i Sky. Të mërkurën do të zhvillohet kronometri individual (në Mont-Saint-Michel, 33 km) dhe Froome është favoriti kryesor për fitoren në këtë etapë. “Është një mundësi e mirë për të rritur avantazhin që kam me ndjekësit e mi”, nënvizoi Froome, i cili shtoi se do të jetë një duel i fortë me Tony Martin. / Top ChannelTuri i Frances
Turi, Kittel: I lumtur që përsëris fitoren
Contador: Froome, i avantazhuar në kronometër
Turi, Kittel fiton etapën e dhjetë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›