Conte Me Palermon si nje finale

“Kemi 22 ditë që nuk luajmë dhe ndeshja e së dielës me Palermon është e rrezikshme edhe për këtë arsye. Duhet ta luajmë si të ishte një finale.”
Kështu është shprehur Antonio Conte, trajneri i Juventusit në prag të takimit që ekipi bardhezi do të luajë në “Juventus Stadium”, të dielën në orën 15.00.
“Sfida me Palermon duhet të jetë si finalja e Kupës së Botës për ne. Duhet të mendojmë vetëm për të, pa bërë llogari apo rotacione në formacion”, theksoi Conte.
Përsa i përket renditjes së Serisë A, ku Juventus ndodhet në vendin e katërt me 19 pikë (2 më pak se vendi i parë) e një ndeshje më pak, Conte tha se për momentin nuk është i rëndësishëm klasifikimi.
“Nuk shoh renditjen në këtë fazë të sezonit. E rëndësishme tani është të punojmë dhe të japim maksimumin”, deklaroi trajneri juventin.
Në lidhje me formacionin, Conte tha: “Do të hedh në fushë ata që mendoj se janë më të përshtatshëm për skemat taktike sepse i kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe në formë.”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Maradona: Nuk i shoh ndeshjet e Argjentinës
Diego Armando Maradona, ish-trajneri i përfaqësueses argjentinase të futbollit dhe trajneri aktual i Al-Wasl në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka rrëfyer se nuk sheh ndeshjet e kombëtares bardhekaltër. Rubio: Jemi 6 ekipe në garë për titullin
Trajneri i Tiranës, Julian Rubio, ka zgjeruar hartën e pretendentëve për titullin kampion në këtë sezon të Kategorisë Superiore. Dinamo humb ndeshjen dhe trajnerin
Dinamo ka humbur me rezultatin 1-0 me Kastriotin, por ka mbetur edhe pa trajner sepse menjëherë pas ndeshjes, trajneri i bluve, Faruk Sejdini, është larguar për të mos u kthyer më në drejtimin e kryeqytetasve. “Racizmi”, Blatter kërkon ndjesë, refuzon dorëheqjen
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i vendosur në qendër të kritikave për komentet e tij të fundit në lidhje me racizmin në futboll, kërkoi falje për to, por refuzoi të japë dorëheqjen. Real Madrid, Kaka’ mungon ndaj Valencias
Kaka’ do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Real Madrid, atë që do të luhet në stadiumin Mestalla ndaj Valencia, të shtunën në orën 22.00.
Lajmet kryesore
Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Policia: Vrasja pas një grindjeje
Siria rrezikon sanksionet
Fier, qarku me dy kryetarë
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores