Berat burri ekzekuton bashkeshorten

Arkiv Një 61-vjecar ka ekzekutar më mjete të forta bashkëshorten e tij, pas një grindje të çastit.
Të paktën kështu bën me dije policia, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në fshatin Moravë të Beratit.
Bashkim Myrteli ka qëlluar me mjete të forta gruan e tij Resmie Myrteli 56 vjec, e cila ka mbetur e vdekur në vend. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe po e merr në pyetje për të zbardhur motivet që cuan në aktin e rëndë. Cifti kishte 4 fëmijë dhe mesa duket prej kohësh kishte konflikte VrasjeVrasja në Durrës, mister autori Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë të vazhdueshme.
Burri vret gruan përpara vajzës 2 vjeç
Krimi brenda familjes tronditi dy javë më parë Tiranën, ku një burrë vrau me thikë gruan e tij në praninë e vajzës 2-vjeçare.
Bashkëshorti ka qëlluar disa herë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e familjes Hysa, në afërsi të doganës në kryeqytet.
Kryefamiljari Ismet Hysa, pas një sherri banal me gruan e tij Edlira Doçi, 27 vjeç, e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas krimit autori është larguar menjëherë nga banesa duke marrë me vete dhe vajzën e tij 2-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes ka qenë personi që edhe ka parë skenën e krimit të kryer në banesë nga ana e të atit. Ndërkohë policia ka arritur ta arrestojë vrasësin pas disa ditësh.
Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se çifti kishte kohë që konfliktohej, ndërsa prej pak muajsh ishin vendosur në katin e parë të një vile dhe jetonin me qera. Sipas policisë, arsyet kanë qenë për motive xhelozie.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Kakavijë, sekuestrohen 200 steka cigaresh
Një ngarkesë cigaresh kondrabandë u sekuestruan në pikën e kufirit të Kakavijës, në palën greke të doganës. Gjyqtarët: Jo presioneve
Në kohën që disa trupa gjyqësore ne vend kanë në shqyrtim cështje sensitive dhe ku përfshihen politikanë të nivelit të lartë, Unioni i Gjyqtarëve i bën thirrje klasës politike që të përpiqet t’i shërbejë qytetarëve ashtu sikurse gjyqtarët përballen cdo ditë me gjykimin e kriminelëve dhe bandave të rrezikshme, duke dhënë dënime të përjetshme, apo duke luftuar korrupsionin e politikanëve apo trafikantët e drogës. Durrës, dëbohen 12 të huaj
12 shtetas maqedonas dhe serbe, mes të cilëve katër gra e vajza do të dëbohen nga Shqipëria për qëndrim të paligjshëm. Pogradec, helmohen tre fëmijë me bar miu
Tre fëmijë janë helmuar me bar miu në një kopsht në një fshat të qytetit të Pogradecit. Krimi i organizuar shqetëson ndërkombëtaret
Situata e krimit të organizuar në Shqipëri alarmon ndërkombëtarët. Ekzekutimet e fundit të ndodhura në mjediset më publike të qyteteve kryesore të vendit, shumica e të cilave ende nuk kanë autor, kanë shokuar shoqërinë shqiptare, por kanë tronditur më shumë strukturat dhe faktorët monitorues vendas dhe ata ndërkombëtarë në Shqipëri.
Lajmet kryesore
Siria rrezikon sanksionet
Afati skadon mesnatën e sotme
Fier, qarku me dy kryetarë
SHBA vlerësojnë zhvillimet politike
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores