Të mos dini kush jeni dhe çka jeni

Ky është njëri prej filmave të zhanrit shkencor-fantastik, por që ka edhe një temë tjetër, dashurinë. Një diversion interesant që në këtë rast është punuar me regji të Duncan Jones, që jo rrallë para publikut paraqitet me ide të mëdha, filma interesant.
Përsëri edhe në këtë film kemi shtëpitë interesante, rrugët dhe gjëra të tjera që shihen kësaj radhe nga qielli.
Në këtë rast kemi një rikthim që vënë në pikëpyetje të kaluarën tragjike të dikujt tjetër, por kur zgjidhet pas disa minutave e kupton se atë që ke bërë ka qenë një ankth për ty.
Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten aktorë të njohur si Colin Stevens, Jake Gyllenhaal, Michelle Monaghan, dhe shumë aktorë të tjerë të cilët e luajnë këtë film në një mënyrë shumë moderne.
Intimiteti i bën këtë film që të ndihet më shumë si një film personal sesa industrial dhe kështu të dimë se për çfarë gjëje jemi duke folur. Edhe përzgjedhja e regjisorit është lavdëruar në këtë film.
Ndryshe, “Source Code” është një film që mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga mosha 13 vjeçare e sipër, përderisa do të shfaqet në kanalin DigiGold, që në Kosovë transmetohet në platformën kabllore të IPKO-s, nga e hëna deri të dielën në javën e tretë të nëntorit.
SOURCE CODE
Regjia: Duncan Jones; skenari: Ben Ripley; drejtor i fotografisë: Don Burgess; edited by Paul Hirsch; montazha: Chris Bacon; dizajner: Barry Chusid; kostumet: Renee April; producentë: ark Gordon, Jordan Wynn dhe Philippe Rousselet; Distributor: Summit Entertainment dhe Vendôme Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 33 minuta.
Aktorë: Jake Gyllenhaal (Colter Stevens), Michelle Monaghan (Christina Warren), Vera Farmiga (Colleen Goodëin), Jeffrey Wright (Dr. Rutledge), Michael Arden (Derek Frost), Cas Anvar (Hazmi), Russell Peters (Max Denoff) dhe Frédérick De Grandpré (Sean Fentress Reflection).