E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte Ndaj Interit ndeshje si te tjerat


“Ajo kundër Interit do të jetë një ndeshje e madhe ndaj një skuadre të madhe, por në fund të fundit vlen vetëm 3 pikë.”

Antonio Conte, trajneri i Juventusit, është shprehur kështu në prag të ndeshjes Inter-Juventus, që do të luhet të shtunën në orën 20.45. Tekniku bardhezi kërkon të ulë tensionin tek lojtarët e tij para supersfidës së Serisë A.

“Inter është një ekip i konsoliduar dhe janë favoritë jo vetëm për ndeshjen ndaj nesh, por edhe për fitimin e titullit kampion. Kam pasur vetëm pak ditë për të përgatitur ndeshjen, por jemi gati”, shton Conte.

Inter, Ranieri: Arbitrat do të tregohen të kujdesshëm

Edhe trajneri i Interit, Claudio Ranier, është shprehur se ndeshja ndaj Juventusit nuk do të jetë ndeshja më e rëndësishme e sezonit zikaltër.

“Ndeshja e së shtunës vlen tre pikë, si gjithë të tjerat. Nuk është shansi i fundit i Interit, por një ndeshje e rëndësishme për ne”, tha Ranieri në konferencën e shtypit.

Tekniku zikaltër i është rikthyer ankesave për 5 penalltitë që janë dhënë kundër Interit në 8 ndeshjet e Serisë A: “Nëse do të vazhdohet kështu do të përfundojmë sezonin me 25 11-metërsha kundër. Por, mendoj se arbitrat do të tregohen më të kujdesshëm.”

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Milan me shumë mungesa përballë Romës
Roma-Milan është një tjetër ndeshje interesante në këtë javë të Serisë A. Në Olimpiko, do të përballen 2 skuadra të cilat vijnë pas rezultatesh të ndryshme në mesjavë, Roma humbi me Xhenoan 2-1, ndërsa kuqezinjtë fituan me Parmën 4-1. Milan, Allegri: Ndeshje titulli ndaj Romës
Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, mendon se ndeshja ndaj Romës (të shtunën në orën 18.00) do të jetë tejet e rëndësishme në luftën për titullin kampion. Neymar, futbollisti i preferuar i brazilianëve
Neymar, sulmuesi i Santos, është futbollisti i preferuar i tifozëve brazilianë. Hazard drejt Realit?
E ardhmja e mesfushorit  të talentuar belg, Eden Hazard është  tek Reali i Madridit. Të paktën kështu shkruajnë mediat belge të cilat thonë se 20-vjecari ka nënshkruar një parakontratë me skuadrën “mbretërore”. Kaka’ rikthehet në kombëtaren braziliane
Kaka’, mesfushori i Real Madrid, është rikthyer sot në kombëtaren braziliane pas një mungese prej 16 muajsh që nga hera e fundit që luajti me Selecaon në botërorin e Afrikës së Jugut.

Lajmet kryesore

Bllokohet pretenca e Gërdecit
Babai i fëmijës së vrarë, apel presidentit: Bëni drejtësi
Obama përshëndet paktin; Sarkozy: Gabim që pranuam Greqinë
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Shtyhet ekstradimi i Ilir Kumbaros
BE kërkon investim kolosal nga Kina

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›