E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet duhet te flene me nenen deri 3 vjec


Një lajm i keq për të gjithë baballarët, fëmijët duhet të flenë me nënën e tyre deri në moshën 3-vjeçare.

Ky është përfundimi në të cilin arriti një pediatër, pasi studimeve të kryera në këtë fushë. Ai pa se tek foshnjet e sapolindura, ato që vendoseshin në djep larg nënës flinin më keq se ata që flinin në të njëjtin shtrat. Studimin e zgjeroi më tej, duke arritur në përfundimin se është mirë që një fëmijë të flejë me nënën deri në tre vjeç.

Sipas pediatriatit, diçka e tillë e bën edhe rrahjen e zemrës së fëmijës më të qetë. Nga ana tjetër, fëmijët që flenë vetëm që pasi lindin e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje të qëndrueshme me nënën si të rritur, ndërsa kanë një zhvillim më të ngadaltë të trurit, që i shndërron shpesh në njerëz të bezdisshëm dhe konfliktualë në moshë të rritur.

Nils Berman, studiues i Universitetit të Kejp Taunit, në Afrikën e Jugut, shprehej se fëmija duhet të flejë me nënën edhe pas heqjes së gjirit, deri atëherë kur të fillojë të krijojë logjikën, e cila nis të formohet rreth moshës 3-vjeçare.

Megjithatë, mbajtja e fëmijës në krevat mbart rreziqe të tjera, siç është mundësia për ta shtypur në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit.

Ditën e enjte, një gazetë amerikane sillte tmerrin e një nëne, që kishte asfiksuar pa dashur fëmijën duke fjetur, ndërsa në total, 2/3 e rasteve të vdekjeve të pashpjeguara tek foshnjet, i përkasin atyre rasteve kur fëmija ndan një krevat me prindërit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Bllokohet pretenca e Gërdecit
Babai i fëmijës së vrarë, apel presidentit: Bëni drejtësi
Obama përshëndet paktin; Sarkozy: Gabim që pranuam Greqinë
Berisha përuron rrugë në Tropojë
Shtyhet ekstradimi i Ilir Kumbaros
BE kërkon investim kolosal nga Kina

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›