Cooper nuk bind Beogradin per bisedime teknike

Negociatori i Bashkimit Evropian, Robert Cooper, nuk ka arritur që ta bindë Borislav Stefanovicin që të takohet me Edita Tahirin në Bruksel, më 18 tetor, për të biseduar për energjetikën, telekomin dhe përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
Gjatë vizitës së Cooper-it në Beograd, Stefanovic ka kërkuar që fillimisht të bisedohet edhe për çështjen e pikëkalimeve kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Burimet diplomatike, sipas Telegraf,kane shpjeguar se Robert Cooper nuk i ka kthyer kurrfarë përgjigjeje shefit të delegacionit serb të bisedimeve. Këshilltari i baroneshës Ashton i ka kërkuar Beogradit se Brukseli pret që palët të rifillojnë bisedimet aty ku kanë mbetur.
“Zoti Cooper do t’i shpjegojë Qeverisë së Kosovës qëndrimet e Beogradit dhe do të marrë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës. Roli i lehtësuesit është ky: që të dëgjojë palët dhe të shohë mundësitë që ato të afrohen”, thotë një zyrtar i lartë ndërkombëtar.
Sipas të njëjtave burimeve, palëve do t`u lihet mundësia që kur të jenë të gatshme të rifillojnë procesin, por sipas të njëjtave burime “ka pak gjasa që bisedimet të ndodhin në të njëjtin format”.
Thaci: Dialog, vetëm si të pavarur
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur sërish gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura.
“Nëse dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte gatishmërinë e liderëve të dy shteteve të pavarura që me sukses të fillojnë një kapitull të paqes dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, atëherë që sot jam i gatshëm për një dialog të tillë”, ka deklaruar Thaci.
Thaci deklaroi se me ndërhyrjen në veri të Kosovës kanë ndodhur një sërë ndryshimesh të mëdha dhe pozitive.
“Në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë do të vendoset rendi dhe ligji edhe në veri”, theksoi Thaci.
Ndër të tjera, kryeministri përgënjeshtroi zërat për synimin e tij për të garuar për postin e presidentit të Kosovës vitin e ardhshëm.
“Unë kam një kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, u shpreh ai.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Krimet e Zgjedhjeve” në Kosovë
Një hulumtim i nxjerrë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave akuzon drejtpërdrejt prokurorin e shtetit për amnisti të keqpërdoruesve të zgjedhjeve. Kufiri Kosovë-Mal i Zi, ankohen banorët
Që prej përfundimit të luftës së fundit, Mali i Zi ka hyrë për disa kilometra në territorin e Kosovës. I akuzuari për trazirat në Mitrovicë
I shumëpërfoluri Zvonko Vesellinoviç, biznesmeni nga Mitrovica, është deklaruar për media se është i gatshëm të dalë përpara drejtësisë serbe, në rast se ka fakte që ai ka organizuarsulmet ndaj NATO-s. Njohjet e Kosovës në udhëkryq
Paralajmërimet e shumta për njohje të reja të Republikës së Kosovës, të bëra kryesisht nga zyra e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, duket se nuk po gjejnë konfirmim.
Thaci: Dialog, vetëm si të pavarur
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka shprehur sërish gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, por vetëm si dy shtete të pavarura.
Lajmet kryesore
Aksident në Thumanë, 2 persona humbin jetën
Autonjeti është përplasur me një ndërtesë
Korçë, 3 persona të plagosur nga sherri mes të rinjve
Berisha sulmon Ramën në Korcë
Debate per vezhgimin e zgjedhjeve