E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzenegger inauguron muzeun e tij

Ylli i Hollywood-it dhe ish politikani Arnold Schwarzenegger mori pjesë në inaugurimin e muzeut kushtuar jetës së tij, në vendin e tij të lindjes, Austri.

Muzeu është ambientuar në shtëpinë dykatëshe të familjes Schwarzenegger në fshatin e vogël të Talit, ku Arnold lindi në vitin 1947.

Muzeu përmban fotot e para të aktorit si bodybuilder dhe foto nga interpretimet e tij të para në sagën “Terminator”.

Ai tha se vizitorët e muzeut do të mund të shohin se kushdo mund të arrijë sukses në rrugën e tij.

“Suksesi im nuk ka të bëjë shumë me miliona dollarët apo me artikujt në media, që nuk janë gjithmonë pozitivë dhe që nuk tregojnë Barack Obama-n teksa të përgëzon”, deklaroi Schwarzenegger.

“Suksesi im është rezultat i vendosmërisë, punës dhe këmbënguljes. Për mua ky nuk është vetëm një muze, por edhe simbol i vullnetit. Kushdo i ka mundësitë”, u shpreh ai.

Qindra fansa, shumica e të cilëve të veshur me xhaketa lëkure si ajo e aktorit në filmin që i dha famë, u mblodhën për të parë 64 vjeçarin.

Ish guvernatori i Kalifornisë, që e nisi karrierën si bodybuilder, zbuloi një statujë bronzi të tijën, të cilën e kishte porositur personalisht më herët gjatë vitit.

Përveç muzeut, rreth dy javë më parë Schwarzy njoftoi gjithashtu se do të shkruajë biografinë e tij, që do të rrëfejë me detaje ngjitjen e tij në karrierë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›