E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper rikthen Serbinë në dialog me Kosovën

BEOGRAD-Ndërmjetësuesi europian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper, ka arritur ti bind zyrtarët serbë që të kthehen në dialog, raporton Express.

Kjo është konfirmuar nga Goran Bogdanoviç, ministër për Kosovën në qeverinë serbe.

Në bisedën me ndërmjetësin e BE-së Robert Cooper është arritur pajtimi që dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë, ka thënë Bogdanoviç, raportojnë mediat serbe.

Dialogu Prishtinë-Beograd u ndërpre ditë më parë, për shkak se Serbia dështoi ta bëjë pjesë të tryezës çështjen e pikave kufitare të Veriut të Kosovës.

Ende nuk dihet se me çfarë kushte është kthyer Serbia në dialog apo nëse ajo është pajtuar se për doganat nuk mund të bisedohet në Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›