E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Franca mbeshtetese e integrimit evropian te Shqiperise

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto priti ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.

Haxhinasto vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe progresin që ato kanë shënuar, gjatë viteve të fundit.

Ministri falënderoi ambasadoren Daviet për angazhimin dhe kontributin e dhënë, në këtë drejtim.

Bashkëbiseduesit vlerësuan forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e interesit të kompanive franceze për të investuar në vendin tonë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes reciprok.

Ministri Haxhinasto vlerësoi mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, ministri vlerësoi rolin pozitiv të Francës në rajon, veçanërisht, në mbështetje të proceseve integruese rajonale dhe evropiane të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›