Copa del Rey, fitore e zbehtë e Barcës

Barcelona ka shënuar fitore minimale si mysafir i ekipit nga Segunda Division B, L`Hospitalet, në kuadër të 1/16 së finales të Kupës së Mbretit.
Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Estadi La Feixa Llarga përfundoi me golin e vetëm të shënuar nga Andres Iniesta në minutën e 42-të.
Ndeshja kthyese që do ta përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet tutje do të zhvillohet më 21 dhjetor në Camp Nou.