E Shtunë, 31 Tetor 2026

Corinthias heq dore nga Tevez

Corinthias ka hequr dorë përfundimisht nga blerja e sulmuesit të Manchester City, Carlos Tevez.

Në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare në internet të klubit brazilian, Corinthias njofton “pamundësinë për blerjen e Carlos Tevez”.

“Nuk ka më kohë për transferimin e sulmuesit argjentinas sepse merkato për lojtarët e huaj në kampionatin brazilian të futbollit mbyllet më 20 korrik”, lexohet në komunikatë.

“Edhe pse e dinim dëshirën e madhe të tifozëve për të pasur sërish në radhët e skuadrës së tyre sulmuesin, drejtuesit e Corinthias shpresojnë që në të ardhmen Tevez të bashkohet me klubin brazilian”, përfundon komunikata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›