E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Amerikes Paraguaji ne finale

Paraguaji do të jetë finalistja tjetër e Kupës së Amerikës pasi mundi në gjysmëfinalen e dytë të këtij kompeticioni Venezuelën 5-3 me 11-metërsha, pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultatin 0-0.

Edhe pse nuk ka fituar asnjë takim në këtë turne, Paraguaji do të luftojë për të fituar titullin kampion në ndeshjen e së dielës ndaj Uruguajit, në stadiumin Monumental të Buenos Airesit.

Edhe një herë tjetër, ashtu si ndaj Brazilit, Paraguaji dominohet nga kundërshtari, por penalltitë i japin fitoren e pamerituar. Portieri Villar ishte heroi duke pritur 11-metërshin e venezuelianit Franklin Lucera dhe duke dërguar ekipin e tij në finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›