Ekipet shqiptare perpjekjet e fundit

Humbja 0-2 në Vlorë e ka bërë të pashmangshme eleminimin nga Europa League, por qëllimi i Maganit është loja e bukur në ndeshjen e kthimit në Ceki.
“Skuadra është shumë mirë, jemi të qetë, s’kemi presione, duhet vetëm të shprehim vlerat e futbollit tonë. Kalimi i turit ishte sukses, pavarësisht se humbja në Vlorë nuk ishte pozitive për ne”, deklaron Magani.
Një tjetër përfaqësuese shqiptare në këtë kompeticion është Vllaznia, që do të luajë në Zvicër përballë Tun.
“Presionin e ka skuadra e Tunit, pasi barazimi 0-0 për skuadrën që udhëton është favorizues”, shprehet trajneri Mirel Josa.
Barazimi 0-0 në “Qemal Stafa” pritet të jetë një rezultat i favorshëm edhe për Tiranën, e cila ndeshjen e kthimit do ta luajë të enjten përballë Spartak Tërnavës në Sllovaki.