E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Rama feston me Elsa Lilën, ambasadorët kthejnë një gotë verë, zhduket Fevziu

Ndërkohë që miliona shqiptarë janë në ankth për rezultatin zgjedhor, me sytë nga selitë e dy partive kryesore, disa gjëra duken më ndryshe nga herët e shkuara.

Kështu, në selinë e PD nuk po del më kryeministri për të shpallur fitoren. Edhe kur doli në një konferencë para disa orësh, piu më shumë ujë sesa foli.

Kurse kryetari i PS, Edi Rama, ka postuar një foto të tijën me këngëtaren Elsa Lila, e cila ka ardhur për të votuar Rilindjen.

Ambasadorët e Perëndimit janë mbledhur në një hotel luksoz, duke ndjekur garën live, e duke konsumuar nga një gotë me verë.

Ndërsa në shesh janë shfaqur si gjithmonë disa makina me flamuj të PD-së, që mendojnë se kanë fituar.

Pikëpyetja më e madhe ka qenë se përse TV Klan vazhdoi të japë Telebingon dhe ku dreqin është… Blendi Fevziu!/ep

rama dhe elsa lila

ambasadoret shohin ndeshjen

festa e PD

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›