E Shtunë, 31 Tetor 2026

Costa Concordia: 11.000 euro dëmshpërblim për pasagjer

Share

Dy javë pas avarisë në Costa Concordia, bordi drejtues i kompanisë ka vendosur që të dëmshpërblejë me nga 11 mijë euro secilin pasagjer që ishte në anije. Përveç kësaj, ata do marrin edhe nga 3 mijë euro secili si rimbursim për biletën dhe kostot e kthimit.

Pasagjerët që bien dakord që të marrin këtë shumë, duhet të heqin dorë nga paditë ndaj kompanisë.

Në deklaratën e kompanisë thuhet se shuma është mbi kufijtë e dëmshpërblimit sipas ligjit ndërkombëtar dhe atij vendas.

Në bordin e anijes ishin rreth 3200 pasagjerë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›