Studimet në terren për pallatin e ri të drejtësisë dhe tramvajin
26/01/2012 Projektet për Tiranën, Tabaku fton investitorët britanikë
Projektet për zhvillimin e Tiranës sigurojnë mbështetjen e investitorëve britanikë. E ftuar në Forumin Ekonomik Britani-Shqipëri, nënkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku ka shpalosur mundësitë reale se ku mund të investojnë sipërmarrësit britanikë në Tiranë, ku me miratimin e planit të ri urbanistik do të hapet rruga për mjaft investime që kërkojnë bashkëpunimin me sektorin privat. Ndër projektet më të rëndësishme, për të cilat investitorët britanikë do të ofrojnë asistencën financiare dhe teknike, do të jenë zgjatimi i bulevardit kryesor të qytetit, ndërtimi i terminalit të ri të pasagjerëve, rehabilitimi i lumit të Tiranës deri në zonën e liqenit të Paskuqanit, ndërtimi i terminalit multimodal etj. Tashmë një grup ekspertësh të huaj kanë zbritur në terren për të vëzhguar zonën në të cilën jo vetëm do të nisë zgjerimi i bulevardit, por do të ngrihen edhe pallati i ri i drejtësisë si dhe vendosja e stacionit të tramvajit (që tani i përket stacionit të trenit). “Bashkia e Tiranës po merret aktualisht me hartimin e planit urbanistik, ku do të parashikohen edhe disa prej investimeve strategjike. Kështu, parashikohet zgjerimi i bulevardit kryesor të Tiranës. Në këtë pjesë janë parashikuar të ndërtohen disa prej projekteve të tjera, siç është pallati i drejtësisë, një qendër galerie për biznesin dhe artin, një terminal të ri pasagjerësh shumë funksionesh. Disa arkitektë të huaj nga më të njohurit po studiojnë këtë zonë për t’i hapur rrugë më pas investimit në të, të cilat presim që të nisin gjatë vitit të ardhshëm”, - ka deklaruar Tabaku. Një investim tjetër serioz është edhe tramvaji, i cili parashikohet që të jetë një rrjet deri në 70 kilometra, i shtrirë nga zona e Kombinatit deri në Kinostudio, nga Universiteti tek terminali i ri i pasagjerëve. “Ndaj bizneset britanike janë të ftuara të marrin pjesë në këto projekte të Bashkisë së Tiranës”, - tha Tabaku. Më tej Tabaku është ndalur edhe në punën e administratës së Bashkisë së Tiranës, duke u ndalur te politika fiskale si dhe reduktimi i burokracive. Ajo tha se krahas uljes së taksave për të krijuar mjedisin më miqësor për të investuar do të krijohet edhe qendra “one stop shop”, në mënyrë që çdo shërbim në Bashkinë e Tiranës, biznesi ta marrë vetëm me një ndalesë. Po ashtu është vepruar edhe me uljen e taksave, veçanërisht për subjektet e biznesit, që do të kontribuojnë në hapjen e vendeve të reja të punës. Tabaku nënvizoi se Bashkia është e angazhuar për të vazhduar me politikat e saj lehtësuese për biznesin dhe shndërrimin e Tiranës në një qytet atraktiv për investime.