Countryman: Ndarja e Kosovës s`do të jetë në bisedime

Ndarja e Kosovës nuk ka qenë dhe nuk është në tavolinë. Këtë, e kanë pasur të qartë të dyja palët para se të fillonte dialogu”. Kështu ka deklaruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Contryman në një intervistë për Radio “Evropa e Lirë”.
Duke folur rreth dialogut zyrtari i lartë amerikan tha se dialogu, nuk ka pasur synim dhe nuk është pritur të zgjidhë të gjitha problemet e vështira në një takim të vetëm. “Mendoj se ne të gjithë, Prishtina, Beogradi dhe Brukseli, kanë pritur se do të jetë një proces i ngadalshëm, i cili do të rezultojë me marrëveshje të vogla, me shpresë se do të rriten në marrëveshje më të mëdha dhe më të rëndësishme.
Dialogu është jashtëzakonisht shumë në interesin e popullit të Kosovës, qoftë në afat të shkurtër kohor, të mesëm apo të gjatë. Në kuptimin e menjëhershëm, nëse mund të ketë marrëveshje praktike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të cilat do të lejonin qytetarët të udhëtojnë më lirshëm, të tregtojnë më lirshëm, të shtrihet sundimi i ligjit në Kosovë, të ofrohen shërbime më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjitha këto mund të kenë ndikim të menjëhershëm, të cilin qytetarët e Kosovës do ta vërejnë dhe ndjejnë” ka theksuar Kantrimen.
Ai gjithashtu ka theksuar se duke zgjidhur çështjet, siç është energjia elektrike apo telekomunikacioni, në mënyrë që të ofrohen shërbime më të mira për njerëzit, largohen edhe pasiguritë për të nxitur investime të reja.
“E gjithë kjo është në favor të përfitimit ekonomik për Kosovën. Më duhet të them se njerëzit në Prishtinë, të cilët kritikojnë pjesëmarrjen e Qeverisë në dialog, nuk kanë plan real alternativ se si të përmbushen këto synime. Do të ishte mirë sikur Kosova të mund të realizonte gjithë sovranitetin e saj dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi, por ky nuk është realiteti. Rruga drejt objektivave që ne ndajmë: sovraniteti i plotë, njohja, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare dhe përparimi ekonomik, zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe këtu përfshihet pjesëmarrja fleksibile në dialog” shtoi Kantrimen.
Në pyetjen se çfarë roli kanë Shtetet e Bashkuara në këtë dialog, Caontryman ka thënë se
Shtetet e Bashkuara janë ftuar në dialog nga Bashkimi Evropian. “Ne konsultohemi me të dyja delegacionet, në kohën midis sesioneve të secilit dialog. Në vetë takimet, ne flasim shumë pak. Por, aty ku mundemi të ofrojmë ide që mund të ndihmojë të dyja palët të arrijnë deri te një kompromis praktik, atëherë flasim. Por, kemi besim absolute në lidershipin që Robert Kuper ofron për kryesimin e Bashkimit Evropian në këtë dialog. Më lejoni të shtoj diçka për Bashkimin Evropian” theksoi Kantrimen.