Pashkët, kryeministri Thaçi uron besimtarët e krishterë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaço ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve.
Në një telegram urimi drejtuar Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji kryeministri Thaçi thekson se festa e Paskëve identifikon idenë e Ringjalljes së vlerave shpirtërore dhe filozofike, besimin në të mirën e jetës, kulturës dhe idealeve të qytetërimit.
“Duke besuar se në familjet tuaja do të mbretërojë lumturia, mirëqenia, paqja dhe solidariteti, edhe njëherë ju shprehë urimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve” thekson në urimin e tij Thaçi.