E Diel, 1 Nëntor 2026

Countryman Prishtina te formoje institucionet dhe te nise dialogun me Serbine

Zevendes-ndihmes sekretari amerikan i shtetit per Evrope dhe Azi Thomas Countryman porositi autoritetet kosovare qe te formojne sa me shpejte institucionet e reja dhe te nisin dialogun me Serbine. Ai tha se zhvillimi ekonomik i Kosoves duhet te jete prioritet i institucioneve kosovare.

Ne shpresojme qe te dyja qeverite ne Prishtine dhe Beograd poashtu edhe Bashkimi Evropian i cili lehteson dialogun te kene me shume fleksibilitet dhe te arritura konkrete qe prekin jeten e perditshme te te gjithe njerezve ne Kosove. Roli i SHBA-se ne kete dialog do te jete mbeshtetes per te gjitha palet tha Thomas Countryman sipas te cilit zhvillimi ekonomik i Kosoves eshte nje nder ceshtjet prioritare.

Nese Kosova deshton edhe dialogu deshton por e kunderta nuk mund te ndodhe tha Thomas Contryman.

Zyrtari i larte amerikan tha sa raporti i raportuesit te Keshillit te Evropes Dick Marty nuk do te ndikoje ne bisedimet Kosove-Serbi mirepo ai tha se SHBA-se i marrin seriozisht pohimet e Dick Martyt dhe nxiti misionin EULEX qe te beje hetime.

Ne besojme se disa nga pretendimet ne raport duhet te hetohen dhe keto hetime duhet te behen nga misoni EULEX i cili eshte i vetmi mision qe ka juridiksion per ta bere kete tha Thomas Countryman.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Countryman dhe kryeministri ne largim ThaciZyrtari i larte i departamentit amerikan te shtetit viziton Kosoven ne kohen kur Hashim Thaci kryetar i PDK-se po zhvillon biseda me partite politike per te formuar koalicionin qeveritar. Thomas Countryman tha se Kosova duhet te kete nje qeveri efikase kredibile dhe te afte per te nxitur zhvillimin ekonomik te vendit.

Qeveria e re per te cilen presim qe do te krijohet se shpejti duhet te jete nje qeveri te paster e perkushtuar per te ecur perpara me nje agjende te plote per zhvillim ekonomik hapje te vendeve te reja te punes dhe sundim te ligjit tha Thomas Countryman. Ai nuk deshi te flas nese SHBA-se mbeshtesin nje qeveri te koalicionit te gjere apo jo.

Kryemnistri i Kosoves ne largim Hashim Thaci nga ana e tij tha se ai tashme ka siguruar numrat ne parlament per ta bere qeverine e re por sipas tij akoma jane duke u diskutuar modalitet.

Pjese e marreveshjes per koalicion do te jete Partia Demokratike e Kosoves Aleanca per Kosoven e Re Lista Ibrahim Rugova dhe pakicat serbe dhe jo serbe. Kjo do te jete nje mazhorance e mjaftueshme dhe shume e konsoliduar tha Thaci.

Formula e koalicionit qeveritar per te cilen flet zoti Thaci akoma nuk eshte zyrtarizuar dhe kjo do te ndodhe me gjase ne fund te ketij muaji menjehere pas konstituimit te kuvendit te ri te Kosoves i cili do te mblidhet ne seancen e pare me perberje te re me daten 24 shkurt.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›