E Diel, 1 Nëntor 2026

Me ne fund flet Drejtesia dhe hesht politika

Vendimi i djeshem 10.02. i Gjykates se Tiranes per burg pa afat ndaj Agim Llupos shef i shtabit te njesise speciale te Gardes se Republikes nen akuzen e vrasjes gjate demostrates antiqeveritare te 21 janarit e tregon qarte se me ne fund po flet Drejtesia dhe po hesht politika. Nderkohe qe komandanti i kesaj njesie Alfred Ahmetcenaj eshte i arrestuar dhe tanime jane marre ne pyetje edhe oficere te tjere te Gardes se Republikes qe deri dje policia refuzonte ti ndalonte per t i hapur rruge hetimeve. Keto zhvillime duket se shenojne edhe fillimin e heqjes dore te politikes nga ndikimi i saj mbi drejtesine.

Zhvillime pozitive por te vonuara

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Ermal HasimjaErmal Hasimja politolog pedadog ne Universitetin e New Yorkut i vlereson shume pozitive keto zhvillime por te vonuara dhe pasoje e presionit nderkombetar dhe jo e vullnetit politik te maxhorances.

Jane zhvillime pozitive te vonuara por te mirepritura pa dyshim. Mendoj se jane pasoje e nje arranzhimi politik sesa juridik sic duhej te kishin qene qe ne krye te heres. Mundesimi i punes se Prokurorise vjen si pasoje e presionit nderkombetar dhe jo si nje shenje vullneti e paleve ne konflikt- drejtesise dhe pushtetit ekzekutiv- per t u terhequr dhe lene vend drejtesise thote Z. Hasimja.

Kerkohen hetime te plota dhe te balancuara

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thomas Countryman gjate takimit me kryeministrin Berisha 9.02.2011Pohimi i politologut Ermal Asimja gjen argumenta te pakundetrshtueshem ne mesazhet kembengulese konstante te politikaneve te larte te BE dhe te SHBA drejtuar vazhdimisht politikes se Tiranes per te mos i nderhyre Drejtesise ne punen e saj. Mesazhi me i fresket vjen nga Zv. Sekretari Amerikan i shtetit Thomas Countryman Tomas Kantrimen i cili ne nje vizite gjate kesaj jave ne Tirane theksoi se Prokuroria duhet te beje nje hetim te plote dhe te balancuar. Gjithsesi vendim i mbremshem 10.02. i Gjykates se Tiranes dhe lejimi i hetimit te oficereve te Gardes se Republikes per ngjarjet e 21 janarit nen ndikimin e presionit nderkombetar per politologun Ermal Hasimja jane tregues i dobesise se institucioneve shoqerise dhe medias ne Shqiperi.

Kjo eshte nje mangesi e madhe jo vetem per politiken por edhe per shoqerine civile per cdo qytetar qe eshte i pergjegjshem pasi njerezit qe na perfaqesojne ne institucione njerezit qe i mbajne gjalle keto konflikte jane aty sepse u kemi dhene voten. Mos te harrojme qe jemi ne vitin 2011 dhe mendoni.. dalja nga situatat e veshtira ne Shqiperi vjen nga presioni i faktorit nderkombetar. thote Z. Hasimja.

fare eshte e rendesishme per faktorin nderkombetar

Zoti Hasimja veren se faktori nderkombetar aplikon ne Shqiperi parime kontekstuale dhe jo universale lidhur me demokracine.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolikeStandartet e BE ose te SHBA jane ne vartesi te kontekstit konkret te Shqiperise. Pasi deri me sot nuk kam pare ndonje rast kur nje turme e madhe te perpiqet te futet ne Bundestag apo seline e Kancelares gjermane duke rrahur policet. Per faktorin nderkombetar eshte shume i rendesishem stabiliteti politik i Shqiperise. Ne kontekstin aktual te Shqiperise per faktorin nderkombetar eshte e rendesishme qe Shqiperia si vend i NATO-s te jete nje vend pa trazira per aresyet gjeo-strategjike.

Stabiliteti dhe situata politike

Megjithe kete synim te faktorit nderkombetar situate politike ne Shqiperi mbetet problematike dhe e paqendrueshme. Mbreme 10.02. deputete te maxhorances dhe opozites perdoren dhune fizike ndaj njeri tjetrit dhe opozita braktisi punimet e parlamentit. Opozita ka paralajmeruar zhvillimin e nje demonstrate antiqeveritare me 18 shkurt me pjesemarrje me te madhe se ajo e 21 janarit per te kerkuar zgjedhje te parakohshme.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga protestat e opozites ne TiraneDegjenerimi ne dhune dhe vrasja e 4 dermostruesve ne demostraten e 21 janarit shenoi dhunen politike me te madhe gjate nje dekade ne nje vend si Shqiperia anetare e NATO-s dhe aplikante vitin e kaluar per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE.

Prandaj zeri i drejtesise dhe heshtja e politikes ne zbardhjen e ngjarjeve dramatike te 21 Janarit konsiderohet si nje pike kthese ne rivendosjen e dhe funksionimin e demokracise. Kodi penal i Shqiperise parashikon per vrasje burgim me shume se 20 vjet.

Autore Ani Ruci

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›